Kur mund të aplikoj për mbështetje?

Nëse je azilkërkues dhe akoma nuk të ka ardhur vendimi në kërkesën tënde ose nëse je viktimë e tregtisë me njerëz, mund të aplikosh për mbështetje për kthim vullnetar, në çfarëdo faze.

Nëse ti ke lejen e përkohshme të qëndrimit për arsye të pengimit të largimit tënd nga Finlanda, mund të aplikosh për mbështetje të kthimit vullnetar kur të duash, por, më së voni kur të mbarojë leja e qëndrimit.

Nëse ti ke lejen e qëndrimit në bazë të strehimit humanitar, mund të aplikosh për mbështetje të kthimit vullnetar kur të duash, por, më së voni kur të mbarojë leja e qëndrimit.

Nëse të vjen vendim negativ në kërkesën tënde për azil, ty zakonisht të miratohet një afat për kthim vullnetar, e i cili afat maksimalisht mund të jetë 30 ditë. Afati për kthim vullnetar shënohet në vendimin që të jepet ty.

  • Nëse dëshiron të kthehesh vullnetarisht dhe i mbështetur, ti duhet që brenda atij afati kohor të aplikosh për mbështetje.
  • Nëse nuk aplikon për programin e kthimit vullnetar, policia të përcjell ty deri në atdhe ose kujdeset që ti të largohesh nga Finlanda. Në asi rasti ty nuk të jepet ndihmë financiare e as ndonjë mbështetje tjetër për kthim.

Nëse të ka ardhur vendim negativ në kërkesën tënde për azil, po për shkaqe praktike policia nuk mund të të përcjellë në atdhe, Qendra e pranimit të njofton për atë gjë. Ti duhet të aplikosh për mbështetje të kthimit vullnetar brenda afatit kohor prej 30 ditësh nga lajmërimi i Qendrës së pranimit. Nëse nuk aplikon për atë mbështetje, shërbimet tua të pranimit mbarojnë.

  • Mbarimi i shërbimeve të pranimit nënkupton atë që, ti nuk ke të drejtë banimi më në Qendër të pranimit, të marrësh të holla të pranimit e as të përdorësh, për shembull, shërbime shëndetësore.
  • Ti duhet të largohesh vet nga Qendra e pranimit dhe nga Finlanda dhe të kthehesh në atdheun tënd ose në ndonjë shtet tjetër, ku ke të drejtë të qëndrosh legalisht.
  • Mbarimi i shërbimeve të pranimit nuk u përket azilkërkuesve të mitur, të cilët janë në Finlandë pa kujdestar.