Ndihmat për kthim vullnetar sipas shteteve

Ndihma mund të jetë ose mbështetje në të holla ose mbështetje e dobishme. Zgjedhja e formës së mbështetjes bëhet gjatë aplikimit. Të gjithë anëtarëve të një familjeje u miratohet mbështetje e të njëjtës formë, pra ose mbështetje në të holla ose mbështetje e dobishme.

Mbështetja në të holla

Sasia e mbështetjes në të holla varet nga shteti i kthimit:

A  
ndihma normale 1500 €
ndihma për fëmijën 750 €

 

A) Afganistani, Angola, Bangladeshi, Benini, Butani, Burkina Faso, Xhibuti, Sudani Jugor, Etiopia, Eritrea, Gambia, Guinea, Guinea Bisau, Haiti, Iraku, Jemeni, Kamboxha, Kenia, Republika e Afrikës Qendrore, Republika Demokratike e Kongos, Republika Demokratike Popullore e Koresë, Laosi, Lezoto, Liberia, Madagaskari, Malavi, Mali, Mauritania, Mozambiku, Myanmari, Nepali, Nigeri, Guinea Ekuatoriale, Ruanda, Zambia, Senegali, Sierra Leone, Somalia, Sudani, Taxhikistani, Tanzania, Toge, Çadi, Uganda, Zimbabve

B  
ndihma normale 800 €
ndihma për fëmijën 500 €

 

B) Armenia, Bolivia, Egjipti, El Salvadori, Filipinet, Gjeorgjia, Gana, Guatemale, Guajana, Hondurasi, Indonezia, India, Kameruni, Kap Verde, Kirgizia, Republika e Kongos, Bregu Perëndimor, Maroku, Nikaragua, Nigeria, Bregu i Fildishtë, Pakistani, Paraguai, Shri Lanka, Suazilanda, Siria, Ukraina, Uzbekistani, Vietnami

C  
ndihma normale 500 €
ndihma për fëmijën 300 €

 

C) Algjeria, Argjentina, Azerbejxhani, Bocuana, Brazili, Kili, Kosta Rika, Republika Dominikane, Ekuadori, Afrika e Jugut, Gaboni, Irani, Xhamajka, Jordania, Kolumbia, Kuba, Kina, Kazakistani, Libia, Libani, Malajzia, Mauriciusi, Meksiko, Moldavia, Namibia, Panamaja, Peruja, Tailanda, Tunizia, Turqia, Turkmenistani, Uruguai, Bjellorusia, Venezuela

D  
ndihma normale 200 €
ndihma për fëmijën 100 €

 

D) Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Izraeli, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Rusia si dhe shtetet anëtare të Bashkimit Europian Qytetarit të Bashkimit Europian mund t’i jepet mbështetje për kthim vullnetar vetëm nëse ai/ajo është viktimë e tregtisë me njerëz.

Nëse një shtet nuk gjendet në këto lista, Drejtoria e migracionit e cakton se në cilin grup bën pjesë ai shtet.

Mbështetja e dobishme (me të mira materiale ose shërbime)

Kjo formë e mbështetjes mund të paguhet në vend të mbështetjes në të holla. Kjo formë e mbështetjes nuk mund të ofrohet në të gjitha shtetet e kthimit.

Mbështetja e dobishme

  • 2 500 € për person të rritur, nga e cila shumë 200 € jepen në të holla të gatshme
  • 1 500 € për një fëmijë, nga e cila shumë 100 € jepen në të holla të gatshme

Ndihma me rritje

Ndihma mund të miratohet me rritje, nëse është e arsyetueshme për shkak të moshës, të metave, sëmundjes, gjendjes familjare ose të ndonjë shkaku tjetër personal të qytetarit të huaj. Ndihmë me rritje mund t’i miratohet edhe viktimave të tregtisë me njerëz ose të miturve të cilët kthehen pa kujdestar të vet.

Pavarësisht nga shteti i kthimit, ndihma me rritje është më së shumti

  • 2 000 € për person të rritur dhe
  • 1 000 € për fëmijë.

Nëse kërkon ndihmë me rritje, argumentoje në formularin e aplikimit se përse ke nevojë për më shumë ndihmë për kthimin tënd.

Ndihma e zbritur

Ndihma mund të miratohet e zbritur ose mund të lihet pa miratuar fare, nëse ekziston arsye e bazuar për të dyshuar se kërkuesi ka për qëllim keqpërdorimin e sistemit të ndihmimit, ose në konsiderohet se personi që kthehet nuk ka nevojë për ndihmë të plotë.

Sasia e ndihmës zvogëlohet, nëse personi që kthehet posedon të ardhura ose pasuri, ose nëse ai ka qenë larg atdheut të vet për një kohë të shkurtë.