Hyppää sisältöön

Çfarë mbështetjeje mund të marr?

Mbështetja për kthim vullnetar përmban

  • kompensimin për shpenzimet e udhëtimit dhe shpërnguljes
  • ndihmesën, të dedikuar si mbështetje, kur të fillosh riatdhesimin në vendin tënd.

Ndihmesa mund të jetë në para të gatshme ose në formë të mirash materiale ose shërbimesh. Mbështetja e dobishme nënkupton shërbime ose pajime të ndryshme, sikur të ndihmuarit

  • në kërkimin e vendit të punës
  • në themelimin e ndërmarrjes private
  • në angazhimin në ndonjë trajnim ose shkollim
  • në kërkimin e banesës.

Mbështetja e dobishme planifikohet në përputhshmëri me nevojat dhe mundësitë e personit që kthehet. Mbështetje e dobishme nuk mund të ofrohet në të gjitha shtetet e kthimit.

Shuma e mbështetjes në të holla varet nga ajo se në cilin shtet kthehesh. Të rriturve dhe fëmijëve që kthehen me familjen u aprovohen shuma të ndryshme mbështetjeje. Pos kësaj, mund të kërkosh edhe ngritje në mbështetjen tënde, nëse ke arsye për këtë, si për shembull gjendja e vështirë sociale ose sëmundja.

Dekreti i Ministrisë së punëve të brendshme në lidhje me ndihmën për kthimin vullnetar (finlandisht).

Valikko