Identifikimi dhe identifikimi i fortë në Enter Finland
Identifikimi nënkupton vërtetimin e personalitetit tënd. Me identifikimin e fortë, nënkuptohet identifikimi nëpërmjet interneti, me shënimet tuaja bankare, me aplikacionin për identifikim në celularin tënd ose me shënimet në kartën elektronike personale, të lejuar nga autoriteti.
Nëse je duke aplikuar për herë të parë për leje qëndrimi, gjithësesi duhet shkuar për tu identifikuar personalisht në një ambasadë finlandeze jashtë Finlandës. Lexo më shumë në faqen Takimi në ambasadën Finlandeze. Nëse je duke aplikuar për lejen e parë në Finlandë, duhet shkuar personalisht për tu identifikuar në pikën e shërbimit të Zyrës së Emigracionit.
Kur mund të shmanget shkuarja në pikën e shërbimit?
Nuk ke nevojë patjetër për të shkuar në pikën e shërbimit të Zyrës së Emigracionit nëse identifikohesh nëpërmjet internetit në Enter Finland p.sh. me shënimet tuaja bankare, kur aplikon për
- vazhdimin e lejës
- kartën e re të lejes së qëndrimit
- kartën e re të qëndrimit ose
- Shtetësinë finlandeze
- Nëse duhet aplikuar edhe për nënshtetësinë e fëmijëve tuaj, duhet shkuar për tu identifikuar në pikën e shërbimit.
Vepro kështu nëse dëshiron për të shmangur shkuarjen në pikën e shërbimit të Zyrës së Emigracionit
- Identifikohu duke hyrë në Enter Finland me shënimet bankare finlandeze, me aplikacionin identifikues në celular ose me shënimet e kartës elektronike personale, pra nëpërmjet identifikimit të fortë
- Nëse e ke krijuar llogarin tënde me postën tënde elektronike, ndryshoje metodën e hyrjes në ”Omat tiedot”.
- Nëse nuk ke ende llogari në Enter Finland, hape një llogari të re duke u identifikuar në faqën Suomi.fi.
- Zgjidhe aplikimin.
- Ke mundësi për të shmangur shkuarjen në pikën e shërbimit nëse je duke aplikuar për vazhdimin e lejës, për shtetësi finlandeze me aplikacion, për kartën e re të leje qëndrimit ose për kartën e qëndrimit.
- Bashkangjitja aplikimit kodin e fotos elektronike të pasaportës, të cilën e merr nga studio e fotografimit.
- Nëse po aplikon për shtetësi finlandeze, nuk ke nevojë për bashkëngjitjen e kodit të fotos për pasaportë.
- Paguaje faturën e aplikimit në Enter Finland, përpara se me e dërgue aplikimin.
- Enter Finland do të tregojë nëse duhet për të shkuar në pikën e shërbimit.
Arsyet më të përgjithshme, pse duhet shkuar në pikën e shërbimit, edhe pse ke përdorur identifikimin e fortë:
- Nuk i ke bashkangjitur aplikacionit numrin e identifikimit të fotografisë elektronike të pasaportës, përpara se të dërgohet aplikacioni.
- Nuk e ke bërë pagesën për aplikimin tënd, në Enter Finland, përpara dërgimit të tij.
- Je në moshë të mitur.
- Gjurmët e gishtave për herë të fundit i ke dhënë më shumë se 5 vjet më parë.
- Leja e qëndrimit ka përfunduar më shumë se 60 ditë më parë.
- Nuk e ke paraqitur pasaportën tënde në Zyrën e Emigracionit ose në polici.
- Ke një ndalim të vlefshëm për hyrje ose për vendosje në Finlandë.
- Je duke aplikuar për leje qëndrimi të përhershëm.
- Je duke aplikuar për shtetësi poashtu edhe për fëmijën tuaj.