Hyppää sisältöön

Oleskelulupa

Aplikimi i punëtorit për leje qëndrimi

Gjuhët që përdoren në Zyrën e Emigracionit janë finlandishtja, suedishtja dhe anglishtja. Edhe pse kjo faqe është e shkruar në një gjuhë tjetër, ju duhet të dërgoni të gjitha shpjegimet dhe dokumentet e nevojshme të bashkëngjitura në finlandisht, suedisht ose anglisht.

Për aplikimin tuaj për leje qëndrimi është e nevojshme të bashkëngjiten dokumentet e mëposhtme:

Punëdhënësi duhet të plotësojë të dhënat në aplikimin tënd

Pasi  e ke dërguar aplikacionin tënd në Enter Finland, punëdhënësi juaj duhet të plotësojë në aplikacionin tënd kushtet e punës dhe dokumentet tjera të nevojshme në Enter Finland për punëdhënësinLinkki toiselle sivustolle, Avautuu uudessa välilehdessä. Lexo informata në lidhje me bashkëngjitjet e plotësuara nga punëdhënësi në faqen Plotësimi i kushteve të punës.

Nëse punëdhënësi juaj nuk mund të përdorë Enter Finland për punëdhënësin, ai mund të plotësojë një formular në letër për Kushtet e punësTiedosto avautuu uudessa välilehdessä. Bashkëngjite këtë formular në aplikimin tënd në Enter Finland.

Nëse aplikimi për leje qëndrimi bëhet duke aplikuar me letër, bashkëngjite në aplikimin tënd formularin e plotësuar nga punëdhënësi juaj për kushtet e punës.