Udhëzim i shkurtuar: Vazhdimi i lejeqëndrimit pa takim për identifikim
Eshtë e mundur që ti shmangeni takimit në punktin e Drejtorisë së imigracionit nëse aplikoni për vazhdim të lejeqëndrimit në Enter Finland.
Vepro kështu:
1. Hynin ë internetfaqet Enter Finland me kodet e internet-bankës finlandeze. Mund të hyni edhe me identifikimin e qytetarëve apo me identifikim mobil.
2. Bashkangjitni aplikacionit edhe kodin elektronik të fotos për pasaportë të cilën e merrni nga foto-studio. Plotësojeni kodin e fotos për pasaportë në faqen e parë të aplikacionit në rubrikën ”foto për pasaportë”.
- Nëse nuk e bashkangjitni kodin e fotos, ju duhet të shkoni në punktin shërbyes që të identifikoheni.
3. Plotësoni të gjitha rubrikat e aplikacionit.
- Gjuhët e shërbimeve të Drejtorisë së imigracionit janë finlandishtja, suedishtja dhe anglishtja. Edhe pse kjo faqe është shkruar në gjuhë tjetër, aplikacionet dhe të gjitha sqarimet e kërkuara ju duhet ti dërgoni në finlandishte, në suedishte apo në anglishte.
4. Paguani aplikacionin në Enter Finland. Aplikacioni paguhet në faqene pestë të tij. Mund ta paguani aplikacionin me bank-karta të rëndomta apo në internet-shërbimet e bankave finlandeze.
- Nëse aplikacionin nuk e paguani në Enter Finland, ju duhet të shkoni në punktin shërbyes që të identifikoheni.
5. Kur e dërgoni aplikacionin e juaj, Enter Finland ju lajmëron se a duhet të shkoni në punktin shërbyes apo jo.